Lipjan, një i mitur goditet me thikë

Kronikë e zezë

Lipjan, një i mitur goditet me thikë

Më: 23 mars 2023 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se një i mitur ka pranuar trajtim mjekësor dje, pasi është goditur me thikë gjatë një përleshjeje që ka ndodhur ndërmjet disa personave.

Sipas policisë lidhur me rastin është arrestuar një i mitur, dhe rasti ka ndodhur në Shkollën e Mesme “Adem Gllavica” në Lipjan.

“Një mashkull  kosovar  (i mitur) ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur me thikë gjatë një përleshje që ka ndodhur midis disa personave. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin janë intervistuar disa persona. Në konsultim me prokurorin një i dyshuar  kosovar  (i mitur) është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat