Një muaj paraburgim për të akuzuarin për dhunimin e të miturës në Suharekë

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për të akuzuarin për dhunimin e të miturës në Suharekë

Më: 23 mars 2023 Në ora: 16:06
Gjykata Themelore në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit Xh.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhunimi.

“I pandehuri XH.B., gjatë muajit Nëntor/Dhjetor të vitit 2022, në Komunën e Suharekës, me dashje e detyron viktimën nën moshën 16 vjet për të kryer aktin seksual, për të cilin e di se është i ndjeshëm për shkak të moshës”, thuhet në komunikatën për media.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet në këtë çështje penale sapo kanë filluar, dhe duke pasur parasysh peshën e veprës penale, me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku potencial që i njëjti mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

“Gjykata ka ardhur në përfundim se ekzistojnë arsye për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, pasi që i dëmtuari është nën moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjeçare, dhe i pandehuri dyshohet se duke e kanosur kryer veprën penale të dhunimit, nga këto rrethana dhe pesha e veprës penale, është konstatim i Gjykatës se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në komunikatën për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat