Aksident trafiku në Prizren, goditet për vdekje një 42-vjeçar

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Prizren, goditet për vdekje një 42-vjeçar

Më: 23 mars 2023 Në ora: 22:13
Ilustrim

Një person i moshës 42 vjeç, ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Randobravë të Prizrenit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Toger Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se viktima është goditur nga një automjet në lëvizje.

“Ne ora 19:24 nga ekipi i urgjencës se qytetit te Prizrenit është marre informata për një person te vdekur si rezultat i goditjen nga një automjet ne lëvizje. Rasti ka ndodhe ne fsh. Randobrave KK Prizren. Ekipet policore kane dalë në vendin e ngjarjes. Viktima- këmbësori është mashkull 42 vjeçar”, ka thënë ai.

Bytyqi, konfirmoi se i dyshuari me urdhër të prokurorit është ndalur për 48 orë ne ndalim policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat