​Tejkaloi gati dyfishin e shpejtësisë së lejuar, 300 euro gjobë shoferit

Kronikë e zezë

​Tejkaloi gati dyfishin e shpejtësisë së lejuar, 300 euro gjobë shoferit

Më: 24 mars 2023 Në ora: 15:30
Denimi

Policia e Kosovës njoftoi të premten se ka gjobitur një shofer për tejkalimin e shpejtësisë në Ferizaj.

Sipas njoftimit, i njëjti është ndaluar nga policia të enjten rreth orës 12:55 në rrugën “Brahim Ademi”, pasi kishte bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 96 km/h.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka apeluar te shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.

“Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, dje rreth orës 12:55 në rrugën "Brahim Ademi" në Ferizaj ka ndaluar shoferin i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 96 km/h. Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet D.TH (M/K) i moshës 33 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë (6 ) muaj masë mbrojtëse,heqje e patentë shoferit”, njofton policia.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat