​Aksident në rrugën Mitrovicë-Podujevë, gjashtë persona të lënduar

Kronikë e zezë

​Aksident në rrugën Mitrovicë-Podujevë, gjashtë persona të lënduar

Më: 25 mars 2023 Në ora: 21:50
Foto ilustrim

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka informuar se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, përkatësisht në segmentin rrugor afër Tunelit të Parë.

 Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasoj e aksidentit gjashtë (6) persona kanë pësuar lëndime”, ka bërë të ditur Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat