Dhuna në familje: Për 24 orë u raportuan 12 raste në Kosovë

Kronikë e zezë

Dhuna në familje: Për 24 orë u raportuan 12 raste në Kosovë

Më: 26 mars 2023 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

11 raste të dhunës në familje dhe një sulm janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, shumica e rasteve kanë të bëjnë kur burrat kanë ushtruar dhunë ndaj grave të tyre.

Rastet kanë ndodhur në disa qytete.

Aty përfshihen Prishtina, Gjakova, Prizreni, Ferizaj, Fushë Kosova, Suhareka, Graçanica e Shtërpca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat