Të shtëna me armë zjarri në Hajvali, një i plagosur

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Hajvali, një i plagosur

Më: 26 mars 2023 Në ora: 21:21
Foto ilustrim

Një person është plagosur me armë zjarri në Hajvali të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, dhe se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

Ahmeti ka njoftuar se janë duke punuar për të arrestuar personin e dyshuar, që sipas saj është i identifikuar nga ana e Policisë së Kosovës.

Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në Hajvali. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për arrestimin e personit të dyshuat (i identifikuar nga ana a policisë) si dhe sqarimin të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.” – ka bërë të ditur Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat