Arrestohet vushtrriasi, e rrahu nënën e tij e bëri për spital

Kronikë e zezë

Arrestohet vushtrriasi, e rrahu nënën e tij e bëri për spital

Më: 28 mars 2023 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar në Vushtrri pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij. 

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor. 

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”.

Raporti i plotë:

Vushtrri, 27.03.2023 - 20:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht nënën e tij, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat