Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Kronikë e zezë

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Më: 28 mars 2023 Në ora: 09:45
Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Rastet janë raportuar në: Gjilan, Ferizaj, Prizren, Rahovec, Mitrovicë dhe Vushtrri (rastet në Vushtrri janë cilësuar si lëndim i lehtë trupor, megjithatë dhuna ka ndodhur brenda familjes)

RASTET:

Gjilan, 27.03.2023 09:30.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Ferizaj 27.03.2023-18:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte me bashkëshorten e tij femër kosovare, e kishte sulmuar fizikisht atë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren, 27.03.2023 – 15:00.
Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë psikike ndaj saj pasi kishin mosmarrëveshje mes vete. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Xërxë, Rahovec, 27.03.2023-16:50.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rr. Hekurudha, Mitrovicë 27.03.2023-18:50.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Vushtrri, 27.03.2023 - 20:09.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht nënën e tij, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat