Arrestohet një person në Jarinje, dyshohet për krim të organizuar

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Jarinje, dyshohet për krim të organizuar

Më: 28 mars 2023 Në ora: 21:21
Foto ilustrim

Një person është prangosur në pikën kufitare në Jarinjë.

Sipas njoftimit të policisë, M.J, dyshohet për disa veprat penale si: krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit.

“Sot, në orët e mbrëmjes në pikë kalimin kufitar Jarinje,  është ndaluar një mashkull kosovar (M.J.), mbi bazën e urdhërarrestit aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore. Të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Sipas portalit serb në Kosovë, Kosovo-Online raportohet se i dyshuari i takon komunitetit serb dhe është ish-polic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat