Në këto komuna të Kosovës dje u raportua për dhunë në familje

Kronikë e zezë

Në këto komuna të Kosovës dje u raportua për dhunë në familje

Më: 30 mars 2023 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Në policinë e Kosovës gjatë ditës së djeshme janë raportuar gjashtë raste për dhunë në familje. Në Prishtinë, Lipjan, Podujevë dhe Novobërdë ankueset femra kanë raportuar për dhunë nga të dyshuarit meshkuj, të cilët më pas bëhet e ditur se janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Drenas një ankuese ka deklaruar në polici se i dyshuari mashkull në gjendje të dehur ka shkaktuar probleme në shtëpi duke demoluar orenditë. Ai është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

E në kryeqytet gjatë ditës së djeshme është ankuar në polici edhe një femër, e cila ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari mashkull i ka shkaktuar dhunë psikike.

Organet e rendit njoftojnë se ai është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me leje përkatëse dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat