Hajnat hynë me forcë në një shtëpi në Graçainicë, vjedhin stoli e para

Kronikë e zezë

Hajnat hynë me forcë në një shtëpi në Graçainicë, vjedhin stoli e para

Më: 30 mars 2023 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Disa persona të panjohur kanë hyrë më forcë në një shtëpi në Graçanicë duke arritur të vjedhin gjëra të vlefshme.

Policia njofton se rreth mesnatës një ankuese femër ka raportuar mbi këtë ngjarje, duke deklaruar se i janë vjedhur stoli dhe para të gatshme.

“Raportohet se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së ankueses femër serbe dhe nga aty kanë vjedhur  një sasi stoli ari dhe argjendi  dhe para të gatshme”, shkruhet në njoftim.

Nuk raportohet për persona të dyshuar, përderisa rasti është në procedurë hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat