​Arrestohet një person i cili përvetësoi një sasi të barnave

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person i cili përvetësoi një sasi të barnave

Më: 30 mars 2023 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Hetuesit në Prishtinë kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale keqpërdorim i besimit, rast i cili sot është paraqitur nga ankuesi.

Dyshohet se që nga shtatori i vitit 2022, ky person ka keqpërdorur besimin, ka përvetësuar një sasi të barnave të cilat më pas i ka shitur te një person tjetër (vlera e përafërt e dëmit të shkaktuar është rreth 50000 euro). Personi i dyshuar është V, V, mashkull 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

“Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale keqpërdorim i besimit, rast i cili sot është paraqitur nga ankuesi.

Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i njejti dyshohet se që nga shtatori i vitit 2022, duke keqëpërdorë besimin, ka përvetësuar një sasi të barnave të cilat më pas i ka shitur te një person tjetër (vlera e përafërt e dëmit të shkaktuar është rreth 50000 euro).

Personi i dyshuar:

- V, V, mashkull 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

me vendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që policia është në kërkim të personit tjetër qe mund të jetë i përfshirë në këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat