Rrahje në Prishtinë, tre persona dërgohen në QKUK

Kronikë e zezë

Rrahje në Prishtinë, tre persona dërgohen në QKUK

Më: 31 mars 2023 Në ora: 12:30
Ilustrim

Tre persona janë dërguar në QKUK pas lëndimeve trupore që kanë marrë, si pasojë e një përleshje mes disa personave në rrugën “Alpet Shqiptare”, në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:15.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka treguar se policia ka dalë menjëherë në vend ngjarje dhe tre personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Rreth orës 10:15 është pranuar informata për një rrahje në mes të disa personave, të ndodhur në rrugën “Alpet Shqiptare” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se tre persona të lënduar kanë kërkuar trajtim mjekësor në QKUK”, ka thënë Borovci.

Borovci ka thënë se aktualisht po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme operativo-policore me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat