Rrahen mes vete tre persona në Prishtinë, përdorin mjete të forta

Kronikë e zezë

Rrahen mes vete tre persona në Prishtinë, përdorin mjete të forta

Më: 1 prill 2023 Në ora: 08:52
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar në Prishtinë.

Të njëjtit janë përleshur fizikisht mes vete, pas një mosmarrëveshjeje.

Gjatë rrahjes janë përdorur edhe mjete të forta.

Njoftimi i Policisë:

Rr. Alpet Shqiptare, Prishtinë 31.03.2023 – 09:55. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Gjatë rrahjes janë përdorur edhe mjete të forta. Pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat