​40 vjeçari kërkohej për disa raste, i sekuestrohet një armë

Kronikë e zezë

​40 vjeçari kërkohej për disa raste, i sekuestrohet një armë

Më: 1 prill 2023 Në ora: 18:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Gjilan në vazhdën e zhvillimit të hetimeve disa mujore për disa raste.

Sot me leje të gjyqtarit të procedurës paraprake dhe konsultim me prokurorin e shtetit, ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit A.S. i lindur në vitin 1983.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar si dëshmi për gjykatën një revole e llojit Sigsaver dhe gjashtë fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor Gjilan ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, rasti do të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelor”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat