40-vjeçari i dehur rrah babanë e tij në Pejë, dërgohet në mbajtje

Kronikë e zezë

40-vjeçari i dehur rrah babanë e tij në Pejë, dërgohet në mbajtje

Më: 14 maj 2023 Në ora: 07:26
Foto ilustrim

Çdo ditë e më shumë po raportohen raste të dhunës në familje, ku shpeshherë viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre. Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Pejë.

Mësohet se 58-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se i biri e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar të dyshuarin dhe të njëjtin e kanë shoqëruar në stacion policor.

40-vjeçari i është nënshtruar testit të alkoolit ku ka rezultuar në gjendje të dehur, ndërkohë që babai i tij gjatë dhënies së dëshmisë ka thënë se djali fillimisht ka ofenduar nënën e tij e më pas ai kishte dashur që të bisedojë me të por që ishte sulmuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim  që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet  se ka kryer veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Sulm’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat