Dhuna ndaj grave s’ka të ndalur: Ferizajasi e bën për spital bashkëshorten, dërgohet në mbajtje

Kronikë e zezë

Dhuna ndaj grave s’ka të ndalur: Ferizajasi e bën për spital bashkëshorten, dërgohet në mbajtje

Më: 16 maj 2023 Në ora: 14:59
Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre.

Ato shpeshherë nuk kanë guxim t’i denoncojnë këto raste në Polici për shkak se përballen me kanosje serioze.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Dubravë të Ferizajt, ku një burrë dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se gruaja ka kërkuar ndihmë nga Policia, si pasojë e presionit nga burri i saj, i cili i ka krijuar frikë dhe shqetësim.

Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur që ta raportojë rastin dhe si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat