Një shtëpi në Prishtinë u kaplua nga zjarri, Policia tregon dyshimet e para

Kronikë e zezë

Një shtëpi në Prishtinë u kaplua nga zjarri, Policia tregon dyshimet e para

Më: 18 maj 2023 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Një shtëpi është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në rrugën “Shaban Polluzha” në Prishtinë.

Lidhur me rastin për Io është deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci njofton se dyshimet e para janë se, nga zjarri të jenë përfshirë disa mbeturina përpara një objekti të pabanueshëm.Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Rreth orës 08:45, është pranuar informata për një zjarr në rrugën “Shaban Polluzha” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit si dhe zyrtarët e KEDS-it. Dyshimet e para sugjerojnë që nga zjarri të jenë përfshirë disa mbeturina përpara një objekti të pabanueshëm. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, tha Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat