Këmbësori goditet për vdekje nga një veturë në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Këmbësori goditet për vdekje nga një veturë në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Më: 21 maj 2023 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Një këmbësor ka vdekur të shtunën rreth orës 10 e 30 në Gjilan, si pasojë e një goditjeje nga një veturë.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar i cili pasi ka  arritur në QKUK ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat