Antidroga e Policisë së Kosovës vë në pranga katër persona të dyshuar, sekuestrohet drogë, para, armë, municione dhe dy automjete

Kronikë e zezë

Antidroga e Policisë së Kosovës vë në pranga katër persona të dyshuar, sekuestrohet drogë, para, armë, municione dhe dy automjete

Më: 23 maj 2023 Në ora: 15:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar katër persona në Prishtinë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shitja dhe shperndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

Sipas njoftimit deri te arrestimi kanë ardhur pas një hetimi disa mujor.

Më datë 22.05.2023 rreth orës 17:30 pas hetimeve disa mujore, informatave të siguruara dhe në zbatim të urdhëresave të gjykatës, Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë (DHTN) në Prishtinë e asistuar nga Njësia për reagim të shpejtë (NJRSH) ka organizuar një plan taktik në Prishtinë, ku në flagrancë janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shitja dhe shperndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Më datë 22.05.2023 rreth orës 17:30 pas hetimeve disa mujore, informatave të siguruara dhe në zbatim të urdhëresave të gjykatës, Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë (DHTN) në Prishtinë e asistuar nga Njësia për reagim të shpejtë (NJRSH) ka organizuar një plan taktik në Prishtinë, ku në flagrancë janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shitja dhe shperndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

Gjatë operacionit policor janë arrestuar personat e dyshuar meshkuj kosovar të cekur në vijim me iniciale dhe vitin e lindjes:

A. N. (1969)

A. I. (1990)

A. N. (1977) dhe

D.Sh. (1989

Operacioni policor, ka rezultuar me sekuestrimin e provave/dëshmive materiale si në vijim:

 (785.5) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë

 (0.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë

 (10.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë

 (1) armë zjarri- revole

 (2) karikatorë

 (14) fishekë

 (9267) euro

 (450) franga

 (1700) lekë

 (10) dollarë kanadez

 (3) telefona celular

 (3) peshore digjitale

 (2) automjete

Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore-Departamenti i Krimeve të Rënda, katër të dyshuarit dërgohen në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat