Arrestohet personi i kërkuar për vjedhje të rëndë në Gjilan

Kronikë e zezë

Arrestohet personi i kërkuar për vjedhje të rëndë në Gjilan

Më: 24 maj 2023 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person i cili ishte kërkuar për vjedhje të rëndë në Gjilan.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata themelore Gjilan me dënim burgimi prej 150 ditë burg për veprat penale ‘Vjedhje e rëndë’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan më 23.05.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin Q.M. (viti i lindjes 1973, mashkull kosovar shqiptar)”, thuhet në raport.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat