Arrestohet një serb i Kosovës në Gjilan, kishte urdhër arrest ndërkombëtar për vrasje

Kronikë e zezë

Arrestohet një serb i Kosovës në Gjilan, kishte urdhër arrest ndërkombëtar për vrasje

Më: 24 maj 2023 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Një shtetas serb është arrestuar sot në Gjilan.

Kjo pasi kishte pasur urdhër arrest ndërkombëtar për vrasje, të lëshuar nga Mali i Zi.

“Policia e Kosovës, njësite patrulluese nga stacioni policor në Gjilan më datën 24.05.2023 gjatë patrullimit në qytetin e Gjilanit deri sa ishin duke kryer detyra operacionale kanë ndalur të dyshuarin S.J. (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar serb).

Gjatë verifikimit i njëjti dyshohet se është i kërkuar në bazë të një urdhër arrestit ndërkombëtar i lëshuar nga Mali i zi për veprat penale ‘‘Vrasje e rendë’’ dhe “Themelim i organizatës kriminale””, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat