Arrestohet një person në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ‘fluturoi’ me 215 km/h

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ‘fluturoi’ me 215 km/h

Më: 25 maj 2023 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Është arrestuar një person që ka tejkaluar patrullën e trafikut në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, duke lëvizur me 215 kilometra në orë në zonën ku kufizimi ishte 80 kilometra në orë.

Sipas njoftimit, thuhet se shoferi kishte lëvizur me veturë e tij të tipit Audi.

Në bashkëpunim me patrullën e rajonit të Mitrovicës është ndaluar ngasësi i automjetit në fsharin Gracë.

Ndaj shoferit janë ndërmarrë masat ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat