Të shtëna armësh në Gjakovë, plagoset një person, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Të shtëna armësh në Gjakovë, plagoset një person, policia jep detaje

Më: 25 maj 2023 Në ora: 13:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë.

Portalet lokale raportojnë se dyshohet për një plagosje në qendër të qytetit, konkretisht afër Postes Kryesore.

Policia dhe ambulanca kanë arritur ne vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Siaps tyre, viktima është dërguar në spitalin Rajonal të Gjakovës për trajtim mjekësor, dhe gjendja e tij është stabile.

“Sot rreth orës 12:21 kemi pranuar informatë se një person është i plagosur në rrugën “Bardhyl Qaushi”-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se një person i moshës madhore është qëlluar me armë zjarri. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës dhe sipas personelit mjekësor gjendja e viktimës për momentin është stabile (jashtë rreziku për jetë). Rasti është duke u hetuar”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat