Mitrovicasi sulmon gruan dhe i kërkon të largohet nga shtëpia bashkë me fëmijët, ajo kërkon ndihmën e Policisë

Kronikë e zezë

Mitrovicasi sulmon gruan dhe i kërkon të largohet nga shtëpia bashkë me fëmijët, ajo kërkon ndihmën e Policisë

Më: 28 maj 2023 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë raportohen dhjetëra të tilla, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme nga partnerët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Mitrovicë, ku një burrë ka përfunduar në Polici si i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Media mëson se rasti ka ndodhur në rrugën “Eqrem Qabej”, ku një burrë 38-vjeçar, pas një konflikti verbal ka eskaluar në dhunë psikike ndaj viktimës, të cilës i ka kërkuar që bashkë me fëmijët e tyre të largohet nga shtëpia.

Si pasojë e dhunës së përjetuar, jo vetëm psikike, por edhe fizike, viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, me ç’rast ka rrëfyer se si u grushtua nga burri dhe u detyrua të shkojë te prindërit e saj.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku është përballur me denoncimin kundër tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’ dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat