Bëhet ‘qyl’ shtëpia e familjes Rexhepi në Ferizaj, hajnat vjedhin 10 mijë € stoli ari e mbi 1 mijë euro para ‘cash’

Kronikë e zezë

Bëhet ‘qyl’ shtëpia e familjes Rexhepi në Ferizaj, hajnat vjedhin 10 mijë € stoli ari e mbi 1 mijë euro para ‘cash’

Më: 28 maj 2023 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në shtëpinë e familjes Rexhepi në Ferizaj, ku hajnat kanë vjedhur para e gjësende në vlerë prej mijëra euro.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pronari e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka raportuar se hajnat kanë vjedhur rreth mbi 1 mijë euro para të gatshme dhe stoli të arit, që kapin vlerën e rreth 10 mijë eurove.

Mungesën e parave dhe gjësendeve me vlerë e ka vërejtur viktima posa është kthyer në shtëpi dhe menjëherë e ka denoncuar rastin në Polici.

Sipas deklaratës së tij, të dhënë para hetuesve policorë me rastin e raportimit të rastit, kuptohet se të dyshuarit kanë depërtuar brenda me forcë, ku kanë demoluar shtëpinë dhe më pas kanë kryer vjedhjen.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat