Gruaja në Prizren e çon në Polici burrin me të cilin bashkëjeton, e akuzon se po i shkakton dhunë psikike

Kronikë e zezë

Gruaja në Prizren e çon në Polici burrin me të cilin bashkëjeton, e akuzon se po i shkakton dhunë psikike

Më: 29 maj 2023 Në ora: 08:32
Ilustrim

Mosmarrëveshjet mes çifteve shpesh herë eskalojnë në kërcënime e dhunë fizike. Zakonisht viktima janë gratë të cilat kërcënohen e dhunohen në forma të ndryshme nga partnerët e tyre e që më pas kërkojnë ndihmën e Policisë për të siguruar mbrojtje..

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mbrëmë edhe një grua nga Zhuri i Prizrenit, e cila ka denoncuar burrin me të cilin bashkëjeton që një kohë.

Burimet kanë bërë me dije se 44-vjeçarja ka deklaruar se pas një konflikti verbal me të dyshuarin, ky i fundit ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj dhe është larguar nga shtëpia.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka nisur kërkimet për arrestimin e të dyshuarit, por i njëjti akoma nuk është kapur.

Ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat