​Grabitje e armatosur në Gjakovë

Kronikë e zezë

​Grabitje e armatosur në Gjakovë

Më: 29 maj 2023 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Gjakovë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Raportohet se të dyshuarit, pasi kanë grabitur një shumë të hollash në një market, janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas Policisë, viktima ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar, kanë hyrë dy persona të maskuar.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në një market duke punuar, kanë hyrë dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë të hollash dhe janë larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat