Ferizaj, heqje e patentës për tre muaj për shoferin që trefishoi shpejtësinë

Kronikë e zezë

Ferizaj, heqje e patentës për tre muaj për shoferin që trefishoi shpejtësinë

Më: 29 maj 2023 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Një shofer në Ferizaj është dënuar pasi që ka trefishuar shpejtësinë duke vozitur më shpejtësi 142 km/h në zonën e kufizimit 40km/h.

Rasti ka ndodhur rreth orës 23:39 në fshatin Greme të Ferizajt.

Shoferi 25-vjeçar me inicialet F. Q. u dënua me heqje të patentë shoferit për tre muaj, 300 euro gjobë dhe tri pikë negative.

Policia Rajonale në Ferizaj apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit. Siç thotë ajo, veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat