Plas sherri mes të miturve në Dragash: 15-vjeçari sulmohet fizikisht, dërgohet me urgjencë në spital

Kronikë e zezë

Plas sherri mes të miturve në Dragash: 15-vjeçari sulmohet fizikisht, dërgohet me urgjencë në spital

Më: 30 maj 2023 Në ora: 09:32
Ilustrim

Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. Në shumë prej këtyre rasteve janë të përfshirë edhe të miturit, siç ka ndodhur të hënën, në Dragash.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në orët e paradites, ku dy të mitur janë kapur me njëri-tjetrin si pasojë e një debati momental që kanë pasur mes vete.

I dyshuari 16-vjeçar fillimisht ka pasur një zënkë verbale me viktimën, e më pas të njëjtin e ka grushtuar, duke i shkaktuar lëndime në fytyrë

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 15-vjeçari që u sulmua fizikisht është dërguar në këtë qendër për të marrë trajtim mjekësor si pasojë e plagëve që ka pësuar.

Posa rasti u denoncua menjëherë në Polici, me ç’rast i dyshuari është shoqëruar në Polici, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me përleshjen.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat