Gjuajtje me armë në Fushë – Kosovë, dy të lënduar e një i arrestuar

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë në Fushë – Kosovë, dy të lënduar e një i arrestuar

Më: 31 maj 2023 Në ora: 17:55
Ilustrim

Dy persona kanë mbetur të lënduar sot pas një gjuajtje me armë zjarri në Fushë – Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Sipas saj, Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes me ç’rast është arrestuar  një person i dyshuar për gjuajtje .

Teksa tha se është sekuestruar edhe armën e cila është gjendur në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 16:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën e Pjeës në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, në dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Zyrtarët policor kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar dhe ka sekuestruar një armë zjarri . Aktualisht në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat