Plagosen dy vetë në Fushë-Kosovë, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Plagosen dy vetë në Fushë-Kosovë, arrestohet i dyshuari

Më: 31 maj 2023 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Sot rreth orës 16:00, dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit në Fushë-Kosovë.

Lajmin për klankosova e ka konfirmuar zyrtarja për Informim e Policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Peja’ në Fushë-Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

“Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, ku dyshohet të kenë marrë lëndime nga arma e zjarrit”.

Zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar dhe kanë sekuestruar një armë zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat