Sulmohet fizikisht kryeshefi i KRU ”Gjakova”, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Sulmohet fizikisht kryeshefi i KRU ”Gjakova”, arrestohet i dyshuari

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Hasan Krasniqi, kryeshef në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova, është sulmuar fizikisht nga fqiu i tij të mërkurën në Gjakovë. Media mëson se sulmi ka ndodhur gjatë kohës sa po kontrollohej njehsori i ujit.

Rasti i sulmit ndaj Krasniqit është i përfshirë edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, në të cilin edhe konfirmohet arrestimi i të dyshuarit.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti në polici është hapur si “sulm ndaj personit zyrtar”.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR /Rr. Mit’hat Frashëri, Gjakovë 31.05.2023 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia me anë të raportit 24-orësh të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat