Arrestohet 32-vjeçari në Fushë Kosovë, përvetësoi një shumë parash

Kronikë e zezë

Arrestohet 32-vjeçari në Fushë Kosovë, përvetësoi një shumë parash

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Një person është arrestuar nga hetuesit policorë të Fushë Kosovës këtë të shtunë pasi ndaj tij janë ngritur dyshimet se ka keqpërdorur besimin brenda një kompanie dhe ka arritur të përvetësojë një shumë parash.

Policia njofton se rasti është denoncuar në këtë institucion një ditë më parë.

Siç bëhet e ditur, i arrestuari është 32-vjeçari me inicialet V.R., të cilit i është sekuestruar shuma e parave.

“Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar: V. R., 32 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar një shumë e parave”, thuhet në komunikatën për media.

Derisa po vazhdon puna e hetuesve rreth rastit, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat