Keqpërdori paratë e firmës ku punonte, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Keqpërdori paratë e firmës ku punonte, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, i dyshuar për keqpërdorimin e parasë së firmës ku punonte.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 10:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte keqpërdorur paratë e firmës ku punonte. Sipas ankuesit mashkull kosovar -menaxher i firmës, i dyshuari ka marr një shumë parashë dhe nuk i ka kthyer më”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat