Burri thotë se i është shembur dheu në oborr, fajëson një firmë private

Kronikë e zezë

Burri thotë se i është shembur dheu në oborr, fajëson një firmë private

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Një burrë në Prishtinë ka raportuar se dheu i oborrit ka filluar të shembet dhe se i është rrezikuar rrëzimi i shtëpisë së tij për shkak të disa punimebe që po kryente një firmë privatë.

Pronari i firmës është arrestuar dhe më pas është liruar.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Prishtinë 03.06.2023 – 09:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se dheu i oborrit ka filluar të shembet dhe i është rrezikuar rrëzimi i shtëpisë së tij, për arsye të disa punimeve që ishin duke u kryer nga një firmë private.

Pronari i firmës i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat