Vdes i aksidentuari para 3 javëve në Ferizaj

Kronikë e zezë

Vdes i aksidentuari para 3 javëve në Ferizaj

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 10:58
Ilustrim

Ka ndërruar jetë një qytetar mashkull i cili ishte aksidentuar në fshatin Lloshkobare të Ferizajt, rreth 3 javë më parë.

Sipas raportit policor, aksidenti kishte ndodhur më 12 maj 2023 derisa viktima ishte duke u trajtuar në QKUK.

“Fsh. Lloshkobare, Ferizaj 12.05.2023-00:07.

Si pasojë e aksidentit, viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK , më datë 05.06.2023 rreth orës 01:15 , ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat