Arrestohet vajza nga Klina e cila shpërndante fotografi dhe video të dy vajzave të tjera

Kronikë e zezë

Arrestohet vajza nga Klina e cila shpërndante fotografi dhe video të dy vajzave të tjera

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 12:01
Ilustrim

Të dielën në Klinë është arrestuar një vajzë e cila kishte shpërndarë fotografi dhe video të dy vajzave të tjera në rrjetet sociale.

“Është arrestuar e dyshuara kosovare pasi që e njëjta  kishte hapur llogari të ndryshme në rrjete sociale duke shpërndarë foto dhe video të dy viktimave femra kosovare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

E dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat