Sekuestrohet kokainë në Gjilan

Kronikë e zezë

Sekuestrohet kokainë në Gjilan

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 14:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia në Gjilan në koordinim me organet e drejtësisë, ka kryer kontrolle në tri lokacione, ku ka gjetur dhe sekuestruar 100.2 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë, dy vetura, 2270 euro dhe 30 franga zvicerane.

Policia ka njoftuar se hetuesit policorë nga Njësia e Gjilanit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), në bashkëpunim me Njësinë e DHTN Prishtinë dhe njësi tjera policore (NjSO e K9), kanë zbatuar një plan operativ të koduar ‘Shpërndarësi 3’.

“Lokacionet e kontrolluara janë pronë e të dyshuarve: S.L., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1981), R.R., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1989), A.R., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1995) dhe K.L., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1994). Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

 Të dyshuarit janë intervistuar dhe me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njofitm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat