Vdes shoferi i cili u aksidentua në rrugën Skënderaj – Drenas

Kronikë e zezë

Vdes shoferi i cili u aksidentua në rrugën Skënderaj – Drenas

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 23:38
Foto ilustrim

Si pasojë e një aksidenti trafiku, që kishte ndodhur këtë të martë në rrugën Skënderaj – Drenas, ka ndërruar jetë shoferi i veturës së aksidentuar.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se fillimisht lëndime kishin pësuar shoferi i veturës dhe pasagjeri.

“Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është shkaktuar sot rreth orës 14:30, në rrugën rajonale Skenderaj- Drenas përkatësisht në fshatin Polac. Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar shoferi dhe pasagjeri”.

Mirëpo siç bëri të ditur Zahiti, shoferi 33-vjeçar, nuk iu ka mbijetuar plagëve dhe ka humbur jetën rreth orës 22:00

“Ndërsa rreth orës 22:00, është raportuar se si pasojë e lëndimeve në QKUK  ka vdekur shoferi i veturës i moshës rreth 33 vjeçare”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat