Gjakovë, lëndohet rëndë këmbësori pasi u godit nga vetura

Kronikë e zezë

Gjakovë, lëndohet rëndë këmbësori pasi u godit nga vetura

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Të martën në Gjakovë një person është lënduar rëndë pasi u godit nga vetura.

“Ka ndodhur një aksident trafiku i përfshirë një automjet me ngasës të dyshuarin mashkull kosovar dhe këmbësori, viktima mashkull kosovar”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima i cili pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi”.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat