Arrestohet një person në Gjakovë, kishte dhunuar një grua vitin e kaluar në Slloveni

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Gjakovë, kishte dhunuar një grua vitin e kaluar në Slloveni

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi që i njëjti në maj të vitit 2022, në Slloveni kishte ushtuar dhunë në familje dhe gjithashtu e kishte dhunuar viktimën femër.

Policia ka njoftuar se ndaj të dyshuarit kishte kallëzim penal nga autoritetet sllovene.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që sipas kallëzimit penal të pranuar nga autoritetet Sllovene, ai ka dhunuar dhe ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policorë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat