Vdes gruaja që ra nga kati i dytë i një shkolle në Ferizaj

Kronikë e zezë

Vdes gruaja që ra nga kati i dytë i një shkolle në Ferizaj

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Dje në QKUK ka vdekur gruaja e cila para një jave në rrethana ende të panjohura kishte rënë nga kati i dytë i një shkolle në Ferizaj.

Policia njofton se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar, 

“Ferizaj 01.06.2023 – 12:11. Me 07.06.2023 lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë e lënduar, ka vdekur.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.  Rasti nën hetime”, njofton PK.

Viktima kishte marrë lëndime të rënda më datë 01.06.2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat