E sulmon fizikisht dhe më pas e qëllon me armë, arrestohet një person në Ferizaj

Kronikë e zezë

E sulmon fizikisht dhe më pas e qëllon me armë, arrestohet një person në Ferizaj

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht një person tjetër si dhe ka shtënë me armë në drejtim të tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22:40, në Ferizaj.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pësuar disa gërvishtje për të cilat ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar, e ka sulmuar fizikisht dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Viktima ka pësuar disa gërvishtje, për të cilat ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Gjithashtu siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes, njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një fishek dhe një gëzhojë. Rasti nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat