Arrestohet burri që po e shqetësonte gruan, me të cilën është në proces ndarjeje

Kronikë e zezë

Arrestohet burri që po e shqetësonte gruan, me të cilën është në proces ndarjeje

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Një grua në Leposaviq ka raportuar se po shqetësohet përmes telefonit nga burri me të cilin është në proces ndarje me të dhe se sot i është afruar veturës së saj.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se: është në proces të ndarjes (proces gjyqësor) me ish bashkëshortin  i saj të dyshuarin mashkull kosovar, por nga i njëjti në vazhdimësi përmes mesazheve telefonike është duke u shqetësuar, ndërkohë sot ai është ofruar afër veturës së viktimës. 

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat