Çifti në Prishtinë sulmohet nga dy persona, djalin e godasin me shufër metali

Kronikë e zezë

Çifti në Prishtinë sulmohet nga dy persona, djalin e godasin me shufër metali

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

Një çift i cili po qëndronin poshtë një banese te Rrethi i Flamurit në Prishtinë mbrëmë rreth orës 23:00 janë përballur me një situatë shumë të rrezikshme, si pasojë e së cilës morën edhe lëndime trupore.

Burimet e medias bëjnë me dije se dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht ata, duke goditur djalin me shufër metalike, ndërsa vajzën dyshohet se e kanë kapur për fyti dhe e kanë rrahur.

Çifti kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra, ndërkohë kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me rastin para organeve të hetuesisë.

E gjithë ngjarja që ndodhi për motive ende të panjohura, përfundoi me arrestimin e dy të dyshuarve të cilët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor. Ata do të hetohen për veprat penale ‘Lëndim i lehtë trupor’, ‘Sulm’ dhe ‘Vetëgjyqësia’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat