Arrestohet i dyshuari se kontrabandoi nga Serbia pako me cigare në vlerë 60 mijë euro

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari se kontrabandoi nga Serbia pako me cigare në vlerë 60 mijë euro

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Policia ka konfiskuar 29 mijë pako cigare që kishin prejardhje nga Serbia e që kishin vlerë 60 mijë euro në fshatin Smirë të Vitisë të shtunën.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti janë dërguar në Doganë.

“Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka hasur të ngarkuar cigare të llojit ‘Monus Slims ‘: 58 paketime të mëdha me gjithsej 29 000 pako cigare. Malli dyshohet të jetë i prodhuar në Serbi dhe vlera e tregut është rreth 60.000 euro”, ka njoftuar Policia.

Sipas njoftimit, Policia ka ndaluar një automjet pa targa të cilin e drejtonte 27-vjeçari A.S., shtetas kosovar dhe kishte vërejtur se kishte të ngarkuar cigare pa banderola të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat