Është arrestuar dje një burrë në pikën kufitare në Vërmicë, pasi tentoi ta korruptojë policin me 20 euro.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“SPK Vërmicë 01.08.2024-21:05.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve i ka ofruar 20 € zyrtarit policor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.