Në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim dhe ekzekutimin e urdhëresave gjyqësore si dhe planit operativ “Rrethi”, Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar një person të kërkuar nga gjykata si pjesë
Më 1 gusht 2024, në Prizren është arrestuar i dënuari S.D. (51), i cili ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit 9 muaj e 15 ditë burg.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.